KANCERI I LËKURËS, KUJDES ME NISHANET/ Hajro: Kontrolli vjetor i nishaneve ndihmon në zbulimin e hershëm të kancerit të lëkurës

Mjekët dermatologë theksojnë rëndësinë e kontrollit periodik të nishaneve në lëkurë, të paktën një herë në vit, përmes dermatoskopisë, si një mënyrë e rëndësishme për diagnostikimin e hershëm të kancerit të lëkurës, përfshirë edhe melanomën.Dermatologia Dorina Hajro apelon që çdo ndryshim në nishane, si në formë, ngjyrë apo përmasa, duhet të kontrollohen menjëherë nga mjeku specialist.

Mjekët dermatologë theksojnë rëndësinë e kontrollit të rregullt të nishaneve në lëkurë, të paktën një herë në vit, si një mënyrë efikase për diagnostikimin e hershëm të kancerit të lëkurës.

Sipas dermatologes Dorina Hajro, kontrolli periodik i nishaneve në trup është thelbësor, pasi ndryshimet në formë, ngjyrë apo përmasa duhet të vlerësohen nga mjeku specialist.

Mjekja thekson gjithashtu se gjatë jetës është normale që nishanet të shtohen, ndërsa një ndër faktorët kryesorë mbetet ekspozimi ndaj rrezeve të diellit, i cili lidhet drejtpërdrejt edhe me rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës.

Një tjetër shqetësim i ngritur është praktika e heqjes së nishaneve në mënyrë të pakontrolluar, si në ambiente jo mjekësore.

Mjekët apelojnë që çdo ndryshim i dyshimtë në lëkurë të kontrollohet vetëm nga specialisti dermatolog dhe të mos trajtohet në mënyrë vetjake.