Kampionati i shahut/ Pasku zbulon sekretin: Si t'i largoni fëmijët nga telefonat dhe t'i bëni kampionë
Në një sallë ku mbizotronte qetësia, përqëndrimi dhe emocionet u zhvillua mëngjesin e së diele kampionati i shahut, jo vetëm një lojë, por një mënyrë për të ndërtuar karakterin dhe disiplinën.
Fëmijë nga mosha 8 deri në 10 vjec u përballën mbi tabelat me 64 kuti, duke menduar çdo lëvizje me kujdes.
Kampioni shqiptar i shahut, Landi Pasku u ndal te rëndësia që ka ky sport në jetën e fëmijëve, sidomos në një periudhë kur teknologjia dhe telefonat celularë po bëhen gjithnjë e më dominuese në përditshmërin e tyre.
Sipas tij, një nga elementët më të rëndësishëm është mbështetja e prindërve, vecanërishtë në momentet kur fëmijët përballen me humbje.
Përtej garës, ai ndau edhe një mesazh për adhuruesit e vegjël të këtij sporti.
Fëmijët ishin ata që ndan emocionet e tyre pas përfundimit të raundeve të para.
Në përfundim të kampionatit gjithashtu u ndanë edhe çmimet përkatëse, kupa, medalje dhe certifikata për fituesit e vegjël, një mënyrë kjo për t’i motivuar ata drejt botës së shahut dhe larg ekraneve të telefonave.
" Mbështetja e prindërve është shumë e rëndësishme, sidomos kur kur ata humbin. Sepse, shoh te fëmijët që e kanë shumë vështirë humbjen.
Nuk dinë ta përballojnë mirë, heqin dorë shumë shpejt. Shoh dhe shumë fëmijë që nga humbja, për shembull, motivohen më shumë, vazhdojnë më shumë, stërviten më shumë për të arritur qëllimet e tyre. Mjafton që fëmijët të kenë një plan, një qëllim për ta arritur dhe me punë arrihet gjithçka.
Mesazhi im është që fëmijët të merren me sport. Kjo është gjëja më e mirë. Sporti është jeta.
Arsyeja kryesore është shumica e prindërve që i sjellin edhe në klubin e shahut, larg telefonave, sepse jetojmë në një botë që është shumë e vështirë për ata", u shpreh Pasku.
