Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026/ Alis thirrje për të votuar 05: Faleminderit që e keni bërë 'Nân' tuajën
Sot në arenën spektakolare të Wiener Stadthalle në Austri do të mbahet Finalja e Madhe e Eurovision Song Contest 2026. Mes 25 shteteve konkurruese për trofeun e lakmuar, Shqipëria do të ngjitet në skenë e pesta në radhë.
Përfaqësuesi ynë, Alis Kallaçi, me këngën e tij emocionuese “Nân”, pritet të dhurojë sërish një performancë vokale të fuqishme, ashtu siç shkëlqeu në gjysmëfinalen e dytë. Në orët e fundit, “Nân” renditet ndër këngët më të klikuara, duke rritur edhe më tej pritshmëritë për një rezultat të lartë.
E në prag të finales Alis u ka bërë thirrje shqiptarëve të votojnë këngën ‘Nân’.
“Televotimi hapet sonte në 21:00! Jam pafundësisht mirënjohës që po e dëgjoni “Nân” dhe po i dhuroni kaq shumë dashuri!
Kur të hapet votimi, mund të mbështesni Shqipërinë duke votuar 05.
Faleminderit që e keni bërë “Nân” tuajën”, shkruan artisti.
Renditja e shteteve në natën finale:
01. Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
02. Gjermani: Sarah Engels – Fire
03. Izrael: Noam Bettan – Michelle
04. Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
07. Ukrainë: LELÉKA – Ridnym
08. Australi: Delta Goodrem – Eclipse
09. Serbi: LAVINA – Kraj Mene
11. Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS
12. Bullgari: DARA – Bangaranga
13. Kroaci: LELEK – Andromeda
14. Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
15. Francë: Monroe – Regarde !
16. Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
17. Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
19. Lituani: Lion Ceccah – Sólo Quiero Más
20. Suedi: FELICIA – My System
22. Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
23. Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA
24. Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me
25. Austri: COSMÓ – Tanzschein
