Kriminaliteti në rritje në Shqipëri, raporti i Prokurorisë: Shtohen procedimet dhe kr*met s*ksuale

Koeficienti I kriminalitetit në vendin tonë është rritur me 0.24 pikë, duke shkuar në 14.94 të akuzuar për 100 000 banorë. Kjo është statistika e Prokurorisë së Përgjithshme, publikuar në raportin vjetor të këtij institucioni, në Kuvendin e Shqipërisë.

Paralelisht me këtë të dhënë numri I procedimeve për vitin 2025 është rritur me rreth 8.5% krahasuar me vitin paraardhës por ka një rënie të lehtë të çështjeve të përfunduara.

Tiranën paraqitet në dokument me kriminalitetin më të lartë duke zënë 36,62 % të numrit total të dosjeve për krimet kundër jetës.  Pas kryeqytetit qëndron Durrësi ndjekur nga Korça, Shkodra, Fieri e Vlora.

Në të njëjtin raport rezulton që krimet në fushën e narkotikëve zënë 29% të rasteve ndjekur me ccështjet kundër personit me 23% të të gjitha procedimeve. Procedimet ndaj korrupsionit renditen në vendin e tretë me 13% të të gjtihë dosjeve nga prokuroritë e rretheve.

Shqetësues mbetet edhe situate lidhur me krimet seksuale, ku rezulton se në vitin 2025 ka rritje prej 9,32 % të rasteve .

Gjatë hetimeve paraprake janë zhvilluar përgjime për 356 procedime penale dhe ku janë mbajtur në mbikqyrje 1771 pajisje fundore në përdorim të 1642 personave