Igli Tare drejt largimit nga Milani
Vetëm 1 vit pasi nënshkroi me Milan, Igli Tare pritet të largohet nga posti i drejtorit sportiv. Në Itali janë të sigurtë që pronari i kuqezinjve, Gerry Kardinale e ka shkarkuar drejtorin shqiptar për shkak se sezoni nuk shkoi ashtu siç pritej.
Ditet e Igli Tares te Milan janë drejt fundit. Shqiptari pritet të shkarkohet nga posti i drejtorit sportiv. Mediat italiane raportojnë se vendimi për largimin e tij është marrrë tashmë nga pronari i Milan, Gerry Kardinale dhe pritet të zyrtarizohet në ditët ne vijim.
Raportet mes Tares dhe drejtuesve të klubit janë prishur prej kohësh, teksa rezultatet zhgënjyese të Milanit në javët e fundit dhe merkato e verës së kaluar kanë ndikuar ndjeshëm në këtë vendim. Projekti që nisi me shumë pritshmëri nuk arriti të japë efektet e pritura, duke sjellë pakënaqësi në ambientin kuqezi.
Investimet në lojtarë si Nkunku dhe Jashari, të cilët kushtuan një total prej rreth 80 milionë eurosh, nuk patën ndikim sa pritej. Mesa duket, tw gjitha kostot pwr dwshtimin e Milanit do ti marrw Igli Tare.
Ndërkaq, Tony D’Amico nga Atalanta është emri i mundshëm për ta zëvendësuar shqiptarin. Tare nuk pritet të jetë i vetmi që do largohet. Pronari Cardinale ka vendosur në rivlerësim të gjithë strukturën e klubit.
Ndërkohë, në “San Siro” pritet të merren vendime të rëndësishme edhe për pankinën. E ardhmja e trajnerit Massimiliano Allegri mbetet në dyshim dhe drejtuesit e Milanit do të analizojnë situatën në fund të sezonit përpara se të vendosin mbi vazhdimësinë e tij.
Edhe roli i Zlatan Ibrahimovic pritet të ripërcaktohet, duke u orientuar drejt një pozicioni më strategjik pas një sezoni ku ai ka qëndruar në hije, por mbetet një nga figurat më të besuara të Cardinale.
Të gjitha vendimet do të merren pas përfundimit të sezonit, por mesa duket, planet për një transformim të thellë kanë nisur në San Siro.
Skuadra e Emery siguron biletën për në Champions League
Liverpooli do të duhet ende të presë për të siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Të kuqtë u mposhtën 4 me 2 nga Aston Vila në duelin për vendin e katërt në premier ligë.
