FA Cup/ Man.City kërkon trofeun e dytë, Chelsea shpëtimin e edicionit...

Manchester City dhe Chelsea, të shtunën, nga ora 16:00, në “Wembley” do të luajnë për trofeun e FA Cup. Chelsea është tetë herë fitues i kësaj gare, ndërsa City shtatë herë.

Më herët gjatë këtij edicioni, Manchester City e fitoi Kupën e Anglisë, ndërsa është në garë edhe në Premier League, kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fund. Man.City është i dyti me 77 pikë, dy më pak se Arsenali.

Chelsea në këtë edicion është përballur me shumë telashe. Blutë e Londrës renditen në vendin e nëntë në Premier League me 49 pikë.

“Blutë” në gjysmëfinale e eliminuan Leeds Unitedin 1-0, teksa Man.City fitoi 2-1 ndaj Southamptonit. Fituesi i FA Cup e siguron Ligën e Evropës në edicionin e radhës.