Londra, qyteti më i mirë në botë për kulturë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2026, 13:06
Londra është shpallur qyteti më i mirë në botë për kulturë nga revista “Time Out”, pas një sondazhi global ku morën pjesë mbi 24 mijë persona.
Sipas renditjes, kryeqyteti britanik u vlerësua për teatrin, muzetë, galeritë, muzikën live, komedinë dhe festivalet, duke lënë pas Parisin në vendin e dytë dhe New York City në vendin e tretë.
Zëvendëskryetarja për kulturën në Londër, Justine Simons, deklaroi se “kultura është ADN-ja jonë ”.
Renditja e “Time Out” vlerëson qytetet që ofrojnë përvoja kulturore të pasura dhe një skenë artistike aktive, duke përfshirë aktivitetet publike, jetën e natës dhe aksesin në art e argëtim.
