Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, nderohet me çmimin për lidership
Shkëlqim Hajdari Prefekt i Tiranës është nderuar për çmim në lidership nga Universiteti Universum në Prishtinë.
Hajdari po qëndron për vizitë në Kosovë.
Ai gjatë ditës ka takuar udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku shprehu bindjen se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shpallen të pafajshëm nga Gjykata Speciale.
Mesazhi i Prefektit Shkëlqim Hajdari
Faleminderit Kosovë për vlerësimin!
Kënaqësi që gjatë vizitës dy ditore në Kosovë të dekorohesha nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Kosovës UÇK: * Për mbëshetjen e palodhshme, ndaj vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të gjitha etapat*

Aleanca Kosovare e Bizneseve më vlerësoj me dekoratën e tyre me motivacionin: Mirënjohje për kontributin e dhënë, ndaj bizneseve të Kosovës, dhe për bashkëpunimin korrekt që kam ofruar.

Gjatë vizitës tek Kryetari i Bashkise Prishtinë Përparim Rama,pata kënaqësinë që të merrja nga ai nje dhuratë simbol i Dardanisë Antike Hyjnesha në Fron,e cila i dhurohet figurave të rëndësishme, të cilat vizitojnë qytetin e Prishtinës.
Nga Universum International College,pata kënaqësinë të vlerësohesha me:Çmimin për lidershipin, për kontributin në drejtësi dhe arsim.
