Dua Lipa merr ofertën e “papritur” nga klubi turk! 2 milionë dollarë për interpretimin e këngëtares ….

Klubi turk, Galatasaray, ka bërë një ofertë zyrtare ndaj këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa, për të performuar në festimet e titullit kampion që pritet të mbahen në Stamboll.

Sipas raportimeve, oferta e klubit kap vlerën e rreth 2 milionë dollarëve për interpretimin e katër këngëve gjatë ceremonisë festive, e cila do të shënojë suksesin e sezonit për gjigantin turk.

Ftesa ndaj artistes shqiptare nuk shihet vetëm si një lëvizje marketingu, por edhe si një element simbolik i lidhur me historinë dhe identitetin e klubit.

Galatasaray shpesh përmendet në disa media dhe qarqe tifozësh si “skuadra e shqiptarëve të Stambollit”, për shkak të lidhjeve historike të themelimit të saj.

Klubi u themelua në vitin 1905 nga Ali Sami Yen (djali i Sami Frashërit), duke i dhënë kësaj historie një dimension kulturor që shpesh theksohet nga tifozët shqiptarë dhe turq.

Nëse marrëveshja finalizohet, performanca e Dua Lipës do të ishte një nga momentet më të spikatura e të paguara gjatë festimeve të titullit kampion në Stamboll.