Këngëtarja e njohur përfundon në spital! Zbulohet arsyeja…
Këngëtarja legjendare, Bonnie Tyler, raportohet se ka pësuar arrest kardiak pas një operacioni urgjent, ndërsa aktualisht ndodhet në komë në repartin e kujdesit intensiv. Sipas revistës portugeze Correio da Manha, gjendja shëndetësore e artistes u përkeqësua që nga fundjava e kaluar, pas ndërhyrjes që i shpëtoi jetën. Bonnie Tyler po trajtohet në një spital në Faro, ku mjekët po përpiqen të vënë nën kontroll një infeksion serioz.
Miku i saj Liberto Mealha, ka deklaruar se mjekët janë optimistë për një shërim të plotë, edhe pse situata mbetet e paqartë dhe kërkon monitorim të vazhdueshëm. Ai tregoi se problemet kishin nisur më herët. Bonnie ishte ndjerë keq gjatë një koncerti në Londër dhe kishte bërë kontrolle, por sipas tij nuk u gjet asgjë atëherë. Më pas ajo udhëtoi në Algarve, ku nisi të kishte dhimbje të forta në bark. Sipas informacioneve të publikuara, ajo ishte ndjerë keq për rreth një muaj para shtrimit në spital dhe kishte kaluar dy ditë në shtrat në shtëpinë e saj në Algarve, para se bashkëshorti Robert Sullivan ta dërgonte në një spital privat.
