Akrobatja shqiptare që po sfidon limitet/ Rushiti: Askush në botë nuk e ka bërë atë që do bëj unë në ajër

Nga një fobi ndaj lartësive në një performancë unike në ajër, kjo është historia e sportistes Fiona Rushiti, e cila jo vetëm që ka mposhtur frikën e saj më të madhe, por po vendos standarde të reja në botën e sporteve ekstreme.

E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ajo u shpreh se kryen ushtrime akrobatike ndërsa fluturon me parashutë, lëvizje që, siç ajo pohon, nuk janë parë kurrë më parë.

Rrugëtimi i saj nuk nisi nga guximi i lindur, por nga një vendosmëri për ta ndërtuar atë. Duke pranuar se lartësitë kanë qenë fobia e saj, Fiona vendosi të sfidonte veten në mënyrën më direkte të mundshme. Ky ishte edhe shkaku që e shtyu të bashkëpunonte me alpinistë, të vetmit që mund ta çonin në lartësitë që i nevojiteshin për të përballur dhe mposhtur frikën.

" Atëherë, ti mund të mos jesh i guximshëm, por bëhesh rrugës. Unë e kam thënë që në fillim që lartësitë unë i kam pasur fobi dhe normalisht unë kam dashur që të sfidoj një nga frikërat e mia më më të mëdhaja dhe kjo ishte dhe arsyeja sepse unë bashkëpunova me malpinistë, sepse vetëm ato mund të më çonin në atë lartësi që unë doja të të kapja.

Pastaj stërvitja është komplet tjetër gjë, se unë bëj orë stërvitjeje për të arritur në këtë nivelin që jam. Shkoj në trajnime jashtë shtetit. Normalisht e torturoj dhe e lodh pak pak veten time që të kem këtë lloj niveli performance, sepse unë nuk dal dhe të isha poshtë parashutës dhe të rrija ulur aty tek tek rrethi.

Unë normalisht aty do bëj ushtrime dhe për ushtrimet që kam ndërmend të bëj gjatë rrugës, nuk i ka bërë njeri, fare në botë.

Kështu që unë gjithmonë kam dashur realisht që të të sfidoj veten. Nuk kam asgjë konkrete me me asnjë, po dua ta çoj veten në limite, të shoh deri ku unë mund të arrij dhe deri sa mund të mbaj unë si si Fjona. Deri tani ja kam dalë.

E di që dhe tek ato të tjerat do do ja dal, sepse e shoh shumë mirë rrugën që kam shtruar për të arritur synimet e mia", u shpreh Rushiti.

Ndiqni intervistën e plotë: