"Është hera ime e parë në jetën time që i hap sendiljen pasagjerit" - Xhonatan Islami "rrëfen" eksperiencën në ajër me ...
I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News ”, në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte Xhonatan Islami, një nga parashutistët më të përgatitur, i cili u shpreh mbi sfidat e parashutimit dhe kënaqesinë e që të sjell ky sport. Në intervistën e tij, ai u ndal tek momenti më emocionues i fluturimit me akrobaten Fiona Rushiti , hapja e sediles së pasagjerit që ajo të performonte më pas akrobacitë e saj në qiellin e hapur.
“Eshtë hera e parë në jetën time që unë i hap sendiljen pasagjerit, u shpreh Xhonatani. Ai ka ndalur dhe tek lartesia me të cilën është realizuar performanca e akrobates.
˵Ka qenë 700 m momenti i nisja më pas performanca ne Vlore ka arritur nga 450 m nw Vlorë dhe 420 m në Himarë˶ , deklaroi ai .
E pyetur nga spikerja mbi sigurinë e fluturimeve me parashutë, Xhonatani ka deklaruar se fluturimet janë shumë të sigurta, duke vënë theksin të siguroheni që po fluturoni vetëm me profesionistë.
˵Si cdo sport e si cdo fluturim tjetër mund të ketë njerez qe ofrojnë sherbime, duke mos qenë të aftë pë r ti ofruar këto shë rbime , por të zgjidhni profesionistë të licensuar ˶
, u shpreh Xhonatani.
Ai u ndal tek mundesitë e shumta që ofron Shqipëria për praktikuar sportin e paragliding.
E pyetur nga mbi zhvillimin e sukseshëm të performancës se tij dhe Akrobates së njohur , Fiona Rushiti ai u shpreh se siguria ka që në hapi themelor i ngjarjes, per te siguruar një luturim sa më të qetë pë r sigurinë dhe performancë së akrobates, sidomos në flutuimin e parë në Vlorë , ndërsa në performancën e dytë, në Himare të dy shprehen se ishin më të qetë e të sigurt.
Një moment gazmor në intervistë ishte kur parashutisti dhe akrobatja u pyetën nëse kishin menduar ndonjë herë të ndërprisnin performonin në ajër , ku të dy e kanë mohuar madje parashutisti shtoi me shaka se ka pasur një moment që akrobatja të ndalonte të performonte në lartësinë 400m dhe të fillonte të performonte në lartësinë 1000 m.
Në perfundim të intervistës ai ka folur dhe për jetën e tij private, që ngjall mjaft kuriozitet tek publiku. Xhonatani u shpreh se fokusi kryesor ishte puna, sidomos në sezonin veror që është dhe më i ngjeshuri, duke shmangur pyetjen me humor,... ˵në se dikush ka nevojë për e një j pilot jam në gatishmëri ˶ , u shpreh ai.

