VIDEO/ Gjata: Ndërhyrja endoskopike shmang kirurgjinë, ul ditët e qëndrimit në spital për pacientët
Procedura ERCP (Endoscopic Retrograde Cholangiopancreatography), e aplikuar prej vitesh në Kirurgjinë e Përgjithshme dhe Digjestive në Qendrën Spitalore Univeristare “Nënë Tereza” në Tiranë, po ndihmon pacientët të shmangin ndërlikimet postoperatore dhe të rikuperohen më shpejt.
Në një video të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Arben Gjata shef i Shërbimit të Kirurgjisë në Klinikën 1, tha se realizohen dhjetëra raste çdo ditë, ndërsa teknikat moderne të anestezisë dhe specializimi i ekipit mjekësor kanë ulur ndjeshëm kohëqëndrimin në spital.
Gjata tha se procedura e ERCP është shumë e rëndësishme në radhë të parë ndihmon të sëmurët, pasi ditë qëndrimi është i shkurtër dhe shmanget kirurgjia. Tani mund të bësh një fazë me ERCP dhe fazën tjetër me laparoskopi duke ulur ditëqëndrimin në spital”.
Gjata tha se “aktualisht kryhen 10-13 procedura ERCP në ditë. Vitin e shkuar kanë qenë 600 procedura rezultatet janë shumë të mira dhe duke sjellë edhe një kursim për pacientët, pasi më herët bëheshin në spital privat”.
Prof. Arben Beqiri tha se “cilësia e rasteve të trajtuara është mjaft e lartë shkalla e komplikacioneve është tepër e ulët gjë që na bën të kënaqur me atë nivel teknik që kemi arritur duke ofruar për njerëzit shërbim të veçantë”.
Procedura ERCP (Endoscopic Retrograde Cholangiopancreatography) është një procedurë mjekësore që përdoret për të diagnostikuar dhe trajtuar probleme të rrugëve biliare, fshikëzës së tëmthit dhe pankreasit.

