Trajtimi i migrenës me gjipëra ?! Akupunktura mund lehtësojë migrenën e jo vetëm…

Një shpim i vogël me gjilpërë nuk duket se mund të qetësojë dhimbje të forta. Por në shumë raste, akupunktura ka treguar se mund të lehtësojë migrenën, të zvogëlojë dhimbjet kronike dhe madje të ndihmojë gratë gjatë lindjes. Në një studim të rastësishëm në ambiente emergjente, akupunktura rezultoi metoda më efektive dhe më e shpejtë në lehtësimin e dhimbjes akute sesa morfina intravenoze, duke shkaktuar edhe më pak efekte anësore.

E rrënjë nga  Mjekësia Tradicionale Kineze, akupunktura ka qenë për dekada mes kufirit të mjekësisë dhe skepticizmit shkencor, e përdorur gjerësisht për trajtimin e dhimbjeve, por shpesh e konsideruar si efekt placebo. Megjithatë, zhvillimet e fundit në imazheri dhe kërkime klinike po ndryshojnë këtë perceptim. Shkencëtarët po zbulojnë se si një gjilpërë mund të nxisë një zinxhir reagimesh në trup, duke aktivizuar qeliza imunitare, liruar substanca që modifikojnë dhimbjen dhe ndryshuar aktivitetin e trurit.

Për shekuj me radhë, konceptet e Mjekësisë Tradicionale Kineze si “qi” apo “meridianët” kanë qenë të vështira për t’u pranuar nga studiuesit perëndimorë. Por sipas Mingxiao Yang, profesor në Universitetin Teknologjik Nanyang në Singapor, kërkimet moderne po ndihmojnë në kuptimin më të qartë të proceseve biologjike që ndodhin kur gjilpëra depërton në inde.

Reagimi fillon lokalisht. Tërheqja mekanike e gjilpërës shkakton një proces të njohur si “mekanotransduksion”, i cili aktivizon sinjale biokimike në indet përreth. Si pasojë, qelizat imunitare të lëkurës çlirojnë substanca si histamina, serotonina dhe adenozina. Këto stimulojnë mbaresat nervore dhe dërgojnë sinjale drejt zonave të trurit që përpunojnë dhe kontrollojnë dhimbjen.

Ky trajtim me rrënjë kaq të hershme po gjen përdoruim dhe në ditët e sotme, duke u kthyer tek traditcionalja, jo vetëm medikamentet me recetë apo trajtime të tjera.