I shpallur në kërkim për vr*sje/ Policia italiane arreston 35-vjeçarin shqiptar me dokumente false
Pas tre vitesh në arrati, një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Moncalieri.
Mediat italiane shkruajnë se, gjatë kontrollit në rrugë, ai tentoi t’u shpëtonte prangave duke paraqitur një kartë identiteti dhe një patentë spanjolle të falsifikuara.
Verifikimet e mëtejshme në komisariatin e Torinos vërtetuan se dokumentet ishin krijuar posaçërisht për të shmangur kontrollet brenda Bashkimit Evropian.
Nga hetimet doli se i riu ishte në kërkim ndërkombëtar për krime të rënda, si përfshirja në vrasje dhe pjesëmarrja në grup kriminal.
Ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Tiranës me mbi tre vite burgim për armëmbajtje pa leje dhe aktivitete të tjera ilegale. Tashmë pritet përfundimi i procedurave ligjore për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
