Ribashkimi që po “çmend” fansat: Halit Ergenç dhe Meryem Uzerli sërish bashkë pas më shumë se një dekade

Pas më shumë se një dekade nga suksesi i jashtëzakonshëm i Sulejmani i Madhërishëm, dy nga emrat më të njohur të ekranit turk, Halit Ergenç dhe Meryem Uzerli, janë bërë sërish bashkë për një projekt të ri që ka marrë  menjëherë vëmendjen e publikut.

Filmi i ri, i titulluar Imrozda Bahar (Pranverë në Imroz), vjen nën drejtimin e regjisorit Özcan Alper dhe synon të sjellë në ekran një histori që pritet të mbajë të mbërthyer brenda ekranit shikuesit.

Rikthimi i dy aktorëve në role kryesore ka zgjuar menjëherë interes të madh tek, sidomos për shkak të kimisë së tyre të veçantë, e cila dikur u konsiderua si një nga arsyet kryesore të suksesit të serialit.

I pyetur nga mediat turke për këtë ribashkim, Halit Ergenç u shpreh entuziast për eksperiencën me aktoren:
“Ishte vërtet shumë bukur të punoja sërish me Meryem-in…”

Deklarata e tij i ka hedhur benzinë zjarrit, duke shtuar pritshmëritë mbi projektin, duke e kthyer filmin në një nga produksionet më të shumëpritura.

Ribashkimi që po “çmend” fansat: Halit Ergenç dhe

Rikthimi i dyshes ikonike, e cila u bë e famshme me rolet e Sulltan Sulejmanit dhe Hyrremit, është pritur me entuziazëm të madh nga fansat. Rrjetet sociale janë mbushur me komente dhe reagime, ku shumë e konsiderojnë këtë bashkëpunim si një nga ngjarjet më të rëndësishme kinematografike të momentit.

Ç’ pritet më tej ? 

Edhe pse detajet mbi subjektin dhe datën e premierës mbeten ende të kufizuara për publikun, mësohet se informacione të reja do të zbulohen gjatë fundjavës në emisionet e kronikës rozë në Turqi.

Një gjë është e sigurt: bashkimi i kësaj dysheje ka rikthyer edhe një herë nostalgjinë dhe pritshmëritë e larta të publikut për një tjetër sukses të madh kinematografik.