Aktori Mark Hamill poston FOTON me AI të Trump në v*rr! Reagon ashpër Shtëpia e Bardhë…

Shtëpia e Bardhë ka reaguar ashpër ndaj aktorit të “Star Wars”, Mark Hamill, duke e cilësuar atë si “një person të sëmurë” pas një postimi të tij në rrjetet sociale, i cili përfshinte një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale të Presidentit amerikan Donald Trump.

Në postimin e publikuar në platformën Bluesky, Hamill kishte shpërndarë një imazh ku presidenti Trump shfaqej i shtrirë pranë një guri varri me mbishkrimin “Donald J. Trump 1946-2024” dhe shënimin “sikur”.

Aktori, i njohur për rolin e Luke Skyëalker në sagën “Star Wars”, më pas e ka fshirë postimin dhe ka kërkuar falje, duke thënë se qëllimi i tij ishte simbolik dhe jo për të uruar vdekjen reale e presidentit.

Në një reagim të mëvonshëm, Shtëpia e Bardhë e kritikoi ashpër postimin, duke e cilësuar gjuhën e përdorur nga Hamill si të rrezikshme dhe nxitëse.

Sipas deklaratës, retorika e tillë, siç u shpreh institucioni, “është e papranueshme dhe mund të kontribuojë në tensione politike”.

Kjo nuk është hera e aprë për aktorin amerikan, në një postim tjetër të fshirë më herët,  ai kishte shprehur kritika të forta ndaj Trump, duke folur për përgjegjësi politike, zgjedhje dhe gjykime historike.

Aktori Mark Hamill poston FOTON me AI të Trump në v*rr! Reagon