Nga dhjami në bark te dëshira për të ëmbëla, Ahmeti: Shenjat e fshehta që pankreasi juaj po 'dorëzohet', mos i injoroni

Një organ i vogël me një rol të madh, pankreasi, kur lodhet, mund të shkaktojë një efekt zinxhir problemesh shëndetësore që shpesh anashkalohen ose keqtrajtohen.

E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte Hana Ahmeti, nutricioniste, e cila shpjegoi se si keqfunksionimi i tij çon në probleme si rezistenca ndaj insulinës, stresi kronik dhe inflamacioni, duke theksuar se trajtimi i simptomave nuk mjafton kur rrënja e problemit mbetet e pazgjidhur. Sipas saj, gjithçka fillon kur pankreasi del jashtë kontrollit.

Kjo gjendje shkakton rezistencë ndaj insulinës, duke e detyruar organin të punojë nën presion dhe stres të vazhdueshëm. Ky stres i brendshëm lidhet drejtpërdrejt me mbiprodhimin e kortizolit, i njohur si hormoni i stresit, i cili favorizon akumulimin e dhjamit, veçanërisht në zonën e barkut.

Një organizëm që ndodhet vazhdimisht nën stres përballet me një inflamacion kronik. Ky inflamacion përshkruhet si “rrënja më e madhe” e pothuajse të gjitha sëmundjeve kronike, nga ato të zemrës deri te problemet e trurit, me të cilat përballen shumë njerëz sot.

Kjo shpjegon pse shumë individë përfundojnë në një cikël të pafund medikamentesh, duke trajtuar simptomat pa e adresuar kurrë shkakun themelor.

Por si mund ta kuptojmë që pankreasi po sinjalizon një problem përpara se gjendja të reflektohet në analiza mjekësore?

Sipas nutricionistes Ahmeti ka disa shenja delikate që nuk duhen injoruar:

*Uri e vazhdueshme: Ndjesia e të qenit i uritur gjatë gjithë kohës.

*Luhatje energjie: Kalimi nga nivele të larta në të ulëta energjie pa një arsye të qartë.

*Neps i pakontrolluar për ëmbëlsira: Dëshira e fortë dhe e vazhdueshme për diçka të ëmbël, e cila, ndonëse e “normalizuar” në shoqëri, nuk është normale.

*Fryrje dhe gazra: Ndjesia e vazhdueshme e diskomfortit dhe fryrjes në zonën e barkut.

*Përgjumje pas ushqimit: Ndjesia e lodhjes dhe dëshira për të fjetur menjëherë pas konsumimit të një vakti.

Prania e qoftë edhe njërës prej këtyre shenjave duhet të shërbejë si një kambanë alarmi.

Kjo tregon se insulina mund të mos jetë në nivelet e duhura dhe se është koha për të rishikuar mënyrën e ushqyerjes dhe stilin e jetesës, për të trajtuar rrënjën e problemit përpara se ai të përshkallëzohet.

Ndiqni intervistën e plotë: