Tyla “sqaron” videon virale me Rihannën! “Nuk ishte distancë, thjesht " ...
Këngëtarja nga Afrika e Jugut Tyla ka reaguar pas spekulimeve në rrjete sociale për një raport të tensionuar mes saj dhe Rihanna-s gjatë Met Gala 2026.
Drama besohet se ka nisur pas një videoje virale nga eventi, ku Tyla shihej duke qëndruar anash ndërsa Rihanna pozonte para kamerave dhe më pas afrohej pranë partnerit të saj, A$AP Rocky. Në rrjete sociale, shumë përdorues interpretuan momentin sikur Rihanna po e “injoronte” këngëtaren e re.
Megjithatë, Tyla vendosi t’u japë fund zërave polemizues përmes një videoje në TikTok, ku sqaroi se mes tyre nuk ekziston asnjë konflikt mes tyre.
Ajo tregoi se e kishte takuar Rihannën edhe vitin e kaluar dhe se artistja ishte treguar shumë e sjellshme me të, por takimi kishte qenë i shkurtër sepse ylli nga Babados kishte qenë e zënë.
Sipas Tylas, këtë vit ajo hezitoi t’i afrohej menjëherë në Met Gala, pasi nuk donte ta ndërpriste në një moment kaotik dhe preferoi të priste një situatë më të qetë për të biseduar me të.
Nuk ishte distancë për shkak të ndonjë problemi. Ishte thjesht respekt dhe pak siklet në një ambient me shumë presion- u shpreh ajo.
Pas reagimit të saj, shumë fansa dolën në mbështetje të këngëtares, duke thënë se videoja ishte keqinterpretuar dhe se rrjetet sociale shpesh krijojnë drama nga momente shumë të shkurtra. Ende nuk ka nje reagim nga Rihanna apo banda e saj.
