Gjesti “surprizon” fansat me një projekt të ri muzikor në ditën e tij të ditëlindjes!

Gjesti feston sot ditëlindjen e tij të 26-të. Me të hyrë mesnata, urimet e kolegëve dhe fansave  kanë nisur në rrjetet sociale, ku ai ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit.

Ndër urimet më të veçanta ishte ai i shokut dhe bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, DJ Gimbo, i cili përmes një postimi e ka uruar artistin për suksese dhe paqe në këtë kapitull të ri të jetës.

Por, në këtë ditë të veçantë, nuk është vetëm Gjesti ai që merr dhurata. Ashtu siç është bërë e ditur, artisti ka vendosur t’i surprizojë fansat e tij besnikë duke i “dhuruar” një projekt të madh muzikor.

Sot në orën 18:00  pritet të publikohet EP-i i tij më i ri i titulluar “SIR”.

EP-i “SIR” përmban gjithsej pesë këngë të reja, të cilat sjellin një frymë dhe një “sound” krejtësisht të ri në tregun muzikor.