Takimi që shmangu përçarjen, Agalliu: Ja çfarë fshihet pas vizitës së zyrtarit amerikan në Vatikan
Takimi i zyrtarit amerikan Marco Rubio me Papa Françeskun në Vatikan është perceptuar zyrtarisht si "miqësor dhe konstruktiv".
Megjithatë, pas gjuhës diplomatike fshihet një panoramë më komplekse që lidhet me ekuilibrat gjeopolitikë dhe tensionet e së kaluarës mes SHBA-së dhe Selisë së Shenjtë.
Gazetari në Itali, Arbër Agalliu, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", tha se ky takim shkon përtej marrëdhënieve të thjeshta dypalëshe.Ai prek ekuilibrat e brishtë ndërkombëtarë, veçanërisht në Lindjen e Mesme, duke nxjerrë në pah rolin gjeopolitik të Vatikanit dhe tensionet e brendshme në botën katolike perëndimore.
" Mund të themi se është perceptuar si miqësor dhe konstruktiv, por mund të themi se pas gjuhës diplomatike del në pah një panoramë shumë më komplekse, sipas meje, e cila nuk lidhet vetëm me marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Selisë së Shenjtë, por me ekuilibrat ndërkombëtare, sidomos në në Lindjen e Mesme.
Rolin pra gjeopolitik të Vatikanit dhe tensionet e brendshme në botën katolike ëh perëndimore. Ishte, ky ishte një takim për të shmangur një përçarje.
Mund të themi një përçarje pas atyre daljeve publike pra të të Donald Trumpit, i cili kishte ndezur pak tonin ndaj papës, duke e akuzuar atë se ishte i dobët dhe madje se mbante një qëndrim të paqartë për çështjen bërthamore iraniane", u shpreh Agalliu.
Ndiqni intervistën e plotë:
