ITALIA ME SYTË NGA IRANI/ Zampolli këmbëngul: Duhet të shkojë në botëror në vend të Iranit

Irani apo Italia cili prej ekipeve do të shkojë në botërorin e futbollit. Paolo Zampolli këshilltari i presidentit Donald Trump thekson se teherani nuk mund të jetë pjesë e turneut ndaj shton se po lobon që në të të jenë katër herë kampionët

Italia nuk i heq shpresat për të qenë pjesë e botërorit në futboll.  Paolo Zampolli , aktualisht Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Partneritetet Globale dhe Sportin konsiderohet si emri që lobon për ti përfshirë në garë pas deklaratës së Iranit se nuk do bëhet pjesë.

"Kam dy shefa: Donald Trump dhe Marco Rubio. Ideja në lidhje me sportin erdhi nga Sekretari i Shtetit, sepse administrata Trump bazohet në biznes, biznes dhe biznes. Sporti është një çelës global për hapjen e shumë dyerve", shpjegon Zampolli në një intervistë me  La Gazzetta dello Sport , duke përshkruar rolin e tij. 

Madje ai nuk ka nguruar të shtojë se ka biseduar pikërisht për Italinë. "Me mbështetjen e Trump, kontaktova Infantinon sepse rregullat e FIFA-s janë të gabuara në lidhje me zëvendësimin e një ekipi që nuk paraqitet dhe nëse Irani nuk merr pjesë, Italia duhet të kualifikohet pasi e ka fituar turneun katër herë dhe është ekipi më i renditur në klasifikim është përjashtuar", shprehet ai 

Pavarësisht deklarimeve zyrtare, Zampolli mban hapur një shkëndijë shprese: "Thelbi është të kuptosh se çfarë kanë në mendje iranianët dhe është shumë e vështirë t'u besosh atyre. Tani ata thonë se ekipi do të vijë, por çfarë ndodh me ndjekësit e tyre, të cilët janë shumë të padëshirueshëm në Shtetet e Bashkuara duke pasur parasysh atë që po ndodh? Loja ka filluar... " 

Kjo e fundit shihet si një hipotezë që po ndan edhe opinionin publik italian. "Mund ta kuptoj, por si mendoni se do të reagonin italianët nëse skuadra kombëtare do të luante në Kupën e Botës? A do të brohorisnin sikur vetëm ne dimë si, apo nuk do t'i shikonin ndeshjet sepse nuk u kualifikuam në fushë?", thekson ai.

Megjithatë pak ditë më parë ministri i sportit në itali është shprehur se në asnjë rast kombëtarja nuk do shkojë në botëror. Sipas tij kualifikimi duhet të kalonte nga fusha e blertë dhe jo nga diplomacia.

data 20 shihet si momenti që do të ndajë përfundimisht situatën kur përfaqësuesit e FIFA-s të diskutojnë me federatën iraniane