SIMEONE URON ARSENALIN/ Tekniku i Atletikos: E meritoi finalen pasi kanë l*ftuar për vite me radhë

Trajneri i Atletikos, Simeone e pranoi dështimin e skuadrës së tij dhe e uroi Arsenalin për kalimin në finale, duke vlerësuar lartë punën që ka bërë Mikel Arteta. Tekniku deklaroi se skuadra e tij ishte e pafat, ndërsa u shpreh se ishte i lumtur që londinezët shkuan në finale pas vitjesh pritjeje.

Trajneri i Atletiko Madrid, Simeone duhet të tentojë për të 16-tin vit radhazi për të fituar champions ligë. Pasi humbi dy finale, tekiku është eliminuar edhe dy herë të tjera nga gjysmëfinalet.

Arsenali ishte skuadra e radhës që i ndërpreu ëndrrën trajnerit legjendar të Atletikos. Tekniku e pranoi disfatën ndaj londinezëve dhe i uroi ata për kalimin në finale.

”Urime Arsenalit, e meritojnë pasi kanë luftuar për vite me radhë për të arritur në finale. Mikel Arteta bëri një punë të jashtëzakonshme deri më tani, kështu që jam i lumtur për ta. Nuk ka kuptim të flasim për atë penallti të qartë ndaj Grizmann. Ndonjëherë vendimet e gjyqtarëve mund të jenë të mira për ne, ndonjëherë jo. ne ishim të pafat”. 

Ndërkaq, trajneri Mikel Arteta’ u shpreh se ishte i lumtur dhe krenar për të gjithë skuadrën.

”Është e jashtëzakonshme. Ne bëmë përsëri histori së bashku. Nuk mund të jem më i lumtur dhe më krenar për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë klub futbolli. E dinim sa shumë do të thoshte për të gjithë. Ne dhamë gjithçka, djemtë bënë një punë të jashtëzakonshme. Pas 20 vitesh dhe për herë të dytë në historinë tonë, jemi kthyer në finalen e Ligës së Kampionëve”.

Arsenali arriti fitoren e 41 sezonale duke barazua rekordin në sezonin 1970/1971. Ndërkaq, topcinjtë kanë 14 ndeshje pa humbje, duke konfirmua formën e mirë që po kalojnë.