TË SHT*NA PRANË SHTËPISË SË BARDHË/ Policia q*llon agresorin: Jashtë rrezikut për jetën
Tjetër incident me armë pranë Shtëpisë së Bardhë. Forcat e sigurisë reaguan ndaj një të riu që qëlloi me armë pranë monumentit të uashingtonit duke e plagosur. Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas situatës në darkën e presidentit me gazetarët
Një person u qëllua nga Shërbimi Sekret në shba pasi hapi zjarr pranë Shtëpisë së Bardhë. Lajmi u bë i ditur nga zyrtarët e zbatimit të ligjit në mediat sociale.
Ngjarja ndodhi në zonën e Rrugës së 15-të dhe Avenue Independence, nuk janë bërë të ditura. Shërbimi Sekret tha se autori i të shtënave u qëllua nga oficerët pranë Monumentit të Uashingtonit, në një zonë turistike të mbushur me njerëz vetëm disa qindra metra larg Shtëpisë së Bardhë. Shërbimi Sekret i bëri thirrje publikut të shmangë zonën ndërsa ekipet e emergjencës i përgjigjen vendit të ngjarjes.
I dyshuari, i plagosur nga oficerët, është shtruar në spital, ndërsa konsiderohet se është jashtë rrezikut.
Menjëherë forcat reaguan duke shtuar masat e sigurisë në rezidencën presidenciale ku Donald Trump po zhvillonte një aktivitet. Sipas gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Shërbimi Sekret u kërkoi të gjitha mediave në terren të ktheheshin në sallën e shtypit.
Tensionet janë të larta rreth Shtëpisë së Bardhë pasi rreth një javë më parë një burrë i armatosur me një pistoletë, një pushkë dhe disa thika arriti t'i shmangej sigurisë në darkën vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Në kohën e lajmit, Presidenti Trump ishte brenda Shtëpisë së Bardhë, ku po mbante një fjalim në një aktivitet kushtuar bizneseve të vogla.
Fal ndërhyrjes së shpejtë ai u arrit të ndalohej në kohë ndërsa nga hetimet u tha se vepronte i vetëm
