VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (1 - 2 Maj 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Në Evropë, pjesa më e madhe e kontinentit dominohet nga mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta, ndërsa Evropa Lindore mbetet me reshje intensive dhe erëra të forta. Ballkani paraqitet me vranësira dhe rrebeshe afatshkurtra.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, bregdeti mbetet kryesisht i kthjellët, ndërsa jugu me vranësira dhe rrebeshe të izoluara.
Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Temperaturat luhaten nga 0°C – 22°C. Era fryn deri në 45 km/h, dallgëzim 3 ballë.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Britania e Madhe dhe gadishulli Iberik paraqiten me mot të paqëndrueshëm dhe stuhi, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit mbetet me kthjellime dhe temperatura të larta.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja dominohet nga mot i kthjellët, ndërsa pasdite shtohen vranësirat me mundësi reshjesh të pakta në verilindje. Temperaturat luhaten nga 2°C – 24°C. Era fryn deri në 40 km/h, dallgëzim 2 ballë.

