KTHEJNI NË SHTËPI! Fushata e re e “Liria ka emër” për çlirimtarët e Kosovës
Nën sloganinin kthejini clirimtarët në shtëpi, Platforma Liria ka emër ka nisur një fushatë të re në mbështetje të katër ish krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë. Aktivitetet synojnë të mbajnë gjallë mbështetjen dhe pritshmëritë që Hashim Thaci Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të kthehen të lirë.
Kjo banderole me fotografitë e katër ish drejtuesve të Ushtrisë clirimtare të Kosovës që po gjykohen ne Hagë shoqëruar me fjalët “Clirimtarë” dhe “Kthejini në Shtëpi” është vendosur në Prishtinë, si pjesë e një fushate të re ndërgjegjësuese nga nisma “LIRIA KA EMER”.
Përfaqësuesi platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli zbuloi për Ekonomia Online se kjo është vetëm nisja e një serie aktivitetesh që do të zgjasin rreth një muaj e gjysmë
Pritshmëritë dhe kërkesat për gjykatën Speciale të Kosovës me bazë në Hagë janë për një vendim juridik dhe jo politik, ndaj ish krerëve të UÇK që kanë mbajtur edhe postet me të larta pas shpalljes së pavarësisë.
Qëllimi i aktiviteteve është mbajtja gjallë e mbështetjes publike ndaj clirimtarëve.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi qëndrojnë të izoluar në Hagë, dhe pas procesit gjyqësor janë në pritje të vendimit të gjykatës Speciale mbi akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
