PSG humbet kapitenin për sfidën e kthimit ndaj Bayernit

Paris Saint-Germain mori një fitore spektakolare 5-4 ndaj Bayern Munich në gjysmëfinalen e parë të UEFA Champions League, por suksesi në “Parc des Princes” është shoqëruar me një lajm negativ.

Klubi francez ka konfirmuar se Achraf Hakimi ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë. Sipas komunikatës zyrtare, mbrojtësi anësor do të qëndrojë jashtë fushave për disa javë, duke u kthyer në një mungesë të sigurt për ndeshjen e kthimit.

Kjo situatë vë në vështirësi trajnerin Luis Enrique, i cili humbet një nga titullarët më të rëndësishëm në një përballje vendimtare.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në “Allianz Arena”, ku PSG do të synojë të mbrojë avantazhin, por pa një prej elementëve kyç të formacionit.