MOURINHO KTHEHET NË ITALI/ The Special One flet për Interin dhe skualifikimin e Italisë nga botërori
Skualifikimi i Italisë nga botërori, ecuria e interit ishin në qendër të vëmendjes së Joze Morinjos ndërsa u kthye në Milano. The special one nuk nguroi për të propozuar formulën e tij mbi drejtimin e axurrëve por dhe ka sqaruar të ardhmen e tij në futboll
José Mourinho është rikthyer në itali, por edhe pse ndihet si në shtëpi nuk do të qëndrojë gjatë. “The Special One” u rikthye në kryeqytetin lombard për prezantimin e një spoti por nuk nguroi të fliste për shumë tema nga Interi dhe deri te projektet për ngritjen e futbollit në vend
“Kriza e futbollit italian? Është e trishtë. Kur nuk u kualifikuat, isha me Rui Costa dhe nuk e besonim: ‘Si është e mundur që Italia jonë nuk ia doli?’, pyesnim veten. Por është reale, ka ndodhur”, tregon Mourinho. “The Special One” megjithatë është kundër një trajneri të huaj për “Azzurrët”. “Italia ka trajnerë me karizëm, cilësi, përvojë... Nuk mund të kesh Carletto, por mund të kesh Max, Antonio (Conte) dhe sigurisht ka edhe të tjerë...”
Më pas Mourinho propozon formulën e tij për të rilançuar lëvizjen italiane: “Italia duhet të mendojë shumë për bazën. Mendoj se Malagò është një emër i fortë: do të sillte shumë përvojë dhe do të më pëlqente ta shihja në rolin e presidentit të FIGC. Ai do ta kuptonte domosdoshmërinë për të ndryshuar strukturën bazë. Italia është shumë e fortë në shumë sporte olimpike... Unë do të shkoja me kombinimin M&M: Malagò dhe Max”.
I pashmangshëm edhe tema e Interit. Mourinho ka shkruar faqe të pashlyeshme në historinë zikaltër dhe sot në stolin që dikur ishte i tij ulet një ish-lojtar i tij, Cristian Chivu: Ka ardhur te Interi në një situatë paqëndrueshmërie dhe ka qenë shumë i mirë duke fituar titullin që në vitin e parë. A e kam uruar? Jo, të gjithë e dimë që do ta fitojë, por duhet ta fitojë. Nuk jam supersticioz, por besoj shumë në këto gjëra: derisa matematika të mos e thotë, nuk është bërë. Kur ta fitojë, do të jem aty për ta uruar”, tha ai.
Megjithatë special one duket se ka vendosur të qëndrojë edhe më gjatë në drejtim të ekipeve duke mos pranuar të përfshihet në negociatat për të qenë trajner i ndonjë ekipi kombëtar
