Shqiptari përplas dy këmbësorët italianë, njëri humb jetën... Policia e arreston, u dërgua edhe për…

Një adoleshent shqiptar, por që kishte edhe shtetësi boshnjake, është arrestuar në Itali pasi shkaktoi një aksident të rëndë rrugor, tashmë edhe me pasojë vdekjen.

Një nga dy këmbësorët e goditur më 22 prill, në Via di Boccea të Italisë, ka ndërruar jetë në spital pas më një jave në gjendje kritike ku luftoi pa sukses me vdekjen.

Viktima, Nicola Acquaviva, ishte 54 vjeç. Ai u transportua në Spitalin San Camillo në gjendje kritike.

Aksidenti rrugor ndodhi në orën 07:30 të mëngjesit në zonën e Casalotti-t (Romë). Për arsye që aktualisht janë duke u hetuar, dy këmbësorë – të dy italianë – u përplasën nga një 19-vjeçar që po drejtonte një “Smart”. Shoferi, i lindur në Itali në një familje boshnjako-shqiptare, u transportua më pas në Spitalin San Filippo Neri për analiza alkooli dhe toksikologjike, të cilat rezultuan negative.

Dy të plagosurit u trajtuan dhe u dërguan përkatësisht në Spitalin San Camillo dhe Poliklinikën Gemelli, në gjendje kritike. Shoferi ndodhet nën akuzë për aksidentin e shkaktuar dhe Gjykata do vendosë një masë të re pas vdekjes së këmbësorit.