Dubai në udhëkryq, Lushnja: Ja si po mbijetojnë bizneset pas krizës që uli çmimet përgjysmë

Situata në Dubai ka nisur të normalizohet, por peizazhi ekonomik mbetet i ndarë, me një ndikim të thellë dhe të pabarabartë mbi bizneset. Kriza ka krijuar dy realitete të ndryshme, ku mbijetesa dhe suksesi varen tërësisht nga lloji i klientelës: turistët apo banorët rezidentë.

Iva Lushnja, avokate Dubai, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", u shpreh se bizneset që mbështeten kryesisht te turizmi, si hotelet dhe restorantet në zonat turistike, kanë përjetuar një rënie të ndjeshme të aktivitetit ekonomik. Mungesa e vizitorëve të huaj ka goditur rëndë të ardhurat e tyre, duke i detyruar të marrin masa drastike për të qëndruar në treg. Nga ana tjetër, bizneset që u shërbejnë banorëve vendas kanë ndjerë një goditje më të lehtë. Rënia e aktivitetit për ta llogaritet rreth 20%, një shifër dukshëm më e ulët krahasuar me kolapsin e sektorit turistik. Ky dallim tregon se ekonomia lokale ka shfaqur një qëndrueshmëri më të madhe.

" Situata është normalizuar. Mund të themi që biznesi, në varësi të biznesit dhe vendndodhjes së tyre kemi ndikime të ndryshme.

Pra, nëse shumica e, shumë biznese varen nga klientë turistë, atëherë mund të themi që kemi një rënie të aktivitetit ekonomik të ndjeshëm.

Por nëse flasim për biznese të cilat varen më së shumti nga një klientelë që përbëhet nga banorë pra në Emiratet e Bashkuara, rënia ka qenë ndryshe, nuk ka qenë aq e ndjeshme përsa i përket klientëve kur përbëhen më shumë nga nga turistët.

Për shembull, nëse flasim për hotelet, rënia ka qenë e ndjeshme. Nëse flasim për restorante të cilat ndodhen në zona ku klientela e tyre është më shumë me banorë të Emirateve të Bashkuara, flasim për një një shifër ndryshe nga ajo e hoteleve. 

Çmimet në fakt janë reduktuar, gjithsesi, edhe në varësi të vendodhjes, pavarësisht këtij fakti, po e kam fjalën përsa i përket gjenerimit të fitimeve.

Pra nëse zonat ku ku ka më shumë rezidentë, atëherë kemi një rënie, mund të themi tek 20%, por këto zona ku varen më shumë dhe gjenerojnë të ardhura më shumë nga turistët, atëherë rënia ka qenë shumë e ndjeshme", u shpreh ndër të tjera Iva Lushnja.

Ndiqni intervistën e plotë: