Zgjidhje e thjeshtë për banjën/ Dy përbërës që heqin mbetjet e sapunit dhe gëlqeres

Një mënyrë e thjeshtë dhe e lirë për të pastruar mbetjet e sapunit dhe gëlqeres në banjë po rekomandohet nga ekspertët e pastrimit.

Sipas tyre, këto njolla që krijohen me kalimin e kohës në dush, lavaman dhe rubinetë mund të hiqen me vetëm dy përbërës që gjenden lehtë në çdo shtëpi, uthull e bardhë dhe detergjent për larjen e enëve.

Përzierja përgatitet duke i bashkuar në një shishe me spërkatës dhe aplikohet në sipërfaqet e prekura. Pas disa minutash pritje, njollat mund të fshihen më lehtë me një leckë dhe më pas të shpëlahen me ujë.

Për rastet më të vështira, rekomandohet ngrohja e uthullës para përdorimit dhe shtimi i disa pikave detergjenti për efekt më të fortë kundër yndyrës dhe gëlqeres.

Kjo metodë shihet si praktike, ekonomike dhe miqësore me mjedisin, duke ndihmuar në pastrimin e banjës pa përdorur kimikate të forta.