Met Gala 2026/ Nga kodi veshjes, tek të ftuarit dhe pakënaqësitë e shkaktuara (FOTO)

Met Gala është një nga eventet më të ndjekura në botë në fushën e modës, ku marrin pjesë shumë personalitete të njohura.

Më elitare se Oscar-ët me një ndjekshmëri që konkurron dhe dasmat mbretërore, Met Gala është vendi ku shtresa e lartë  përzihet me personazhet e famshëm të Hollivudit e jo vetëm.

Kjo natë pritet që më herët për komentatorët online, të cilët ndjekin drejtpërdrejt, në kohë reale tapetin e kuq gati për të dhënë opinionet e tyre  mbi veshjen, aksesorët, kurimin e pamjes së yjeve në tërësi si dhe kritikat e tyre të ashpra nga rehatia e kolltukut të shtëpisë.

Ja gjithçka që dimë për galën e këtij viti, e cila pritet të mbahet të hënën e  4 majit:

Beyonce, roli i saj në Met Galan-n të këtij viti 

Met Gala 2026/ Nga kodi veshjes, tek të ftuarit dhe

Beyonce është një nga bashkëkryetaret e eventit. Sipas New York Times, kjo shënon herën e parë që këngëtarja e “Lemonade” ka zbukuruar tapetin e kuq të Met në një dekadë.

Ajo është një nga tre kryetaret  të personazheve të famshëm këtë vit, që do të ndajnë mes tyre detyrat e prezantueses, me Anna Wintour, drejtoreshën globale editoriale të Vogue,figurën e madhe të Condé Nast dhe frymëzimin për personazhin ikonik të “Devil Wears Prada”, Miranda Priestly. Veç Beyonces, dy emra e tjerë të shquar që do ndajnë sëbashku me të detyrat bashkëkryetares janë aktorja Nicole Kidman dhe  tenistja amerikane Venus Williams. 

 "Moda është Art", ç pritet të veshin këtë herë yjet­­­?!

Çdo vit, kodi i veshjes së Met Gala-s vepron si një plotësues i ekspozitës pranverore të Institutit të Kostumeve. Këtë vit, ekspozita pranverore e Institutit do të përqendrohet në Artin e Kostumeve dhe nën sloganin "Moda është Art". Vetë tema jep hapsirë për të ekspërimentuar,pritet që në tapetin e kuq të ketë larmi në dizanje, ngjyra dhe prerje. Vogue ndërkohë i ka ngacmuar lexuesit  përmes disa pamjesh të ndara nga pasarela, të cilat besohen se i  përshaten tematikes së këtij viti. Ndoshta pjesë e kësaj sfilate do jenë dhe kostume, të cilat mund të vishen nga yjet e eventit.

Një natë me peshë për historinë e modës

Met Gala 2026 është planifikuar për të festuar hapjen e shtëpisë së re të Institutit të Kostumeve në galeri, një shtëpi që i kushtohet modës. Hapësira e re, Galeritë Condé M. Nast, përfaqëson një shtëpi prej 11,500 metrash katrorë për koleksionin e gjerë të Institutit me më shumë se 30,000 objekte që përfshijnë më shumë se 500 vite histori të modës.

Të ftuarit e këtij viti

Kush do të kalojë parakalojë përballë turmës së fotografëve më 4 maj? Akoma nuk dihen plotësisht pjesëmarrësit, kjo i lë shikuesve të përdorin imagjinatën, ku secili  krijon në mendje listën me personazhe që ai mendon se do parakalojnë në tapëtin e kuq.

Sipas spekulimeve mendohet se në tapetin e kuq pritet të parakalojë Sabrina Carpenter, Zoe Kravitz (me të fejuarin e përfolur Harry Styles?), Teyana Taylor dhe yjet e “Heated Rivalry”, Connor Storrie dhe Hudson Williams.

Pakënaqësitë mbi modelin e financimit

Modeli i financimit të eventit për këtë vit ka shkaktuar dhë pakënaqesi për disa.

Jeff Bezos, drejtuesi i Amazon dhe gruaja e tij Lauren Sánchez Bezos janë kryetarët e  nderit të eventit, duke financuar në pjesën më të madhe të ekspozitës dhe për festimet. Nga ana tjetër, kjo ka sjellë  pakënaqesi tek ata që kundërshtojnë praktikat e punësimit në cift, dhe  qasjen e çifit  për të imponuar statusin e tyre shoqëror.