FOTO/ “Passenger Parent”, fenomeni që na ka shoqëruar e vazhdon edhe sot e kësaj dite
Shumë nga fenomenet kulturore dhe shoqërore të kohëve moderne shpesh bëhen të njohura falë rrjeteve sociale. Ngjarje që e kanë ndjekur zhvillimin e shoqrise qe nga kohët e hershme, janë ende prezente në ditët e sotme në shoqerinë moderne. Një nga kto ngjarje është dhe “passanger parenting”.
Çfarë është “Passenger Parenting?
Ky studim është realizuar nga Norma Barrett, pedagoge në Deakin University, nga ku përdoret për herë të parë termi “passenger parenting”. Ai përshkruan një situatë ku disa baballarë ndihen sikur janë thjesht “pasagjerë” në jetën familjare: ata do të donin të ishin më të përfshirë në jetën e fëmijëve, por shpesh përfundojnë jashtë disa dinamikave familjare që janë krijuar tashmë.
Në shumë familjeve moderne, nëna merr automatikisht përgjegjësinë kryesore për kujdesin ndaj fëmijës, sidomos në vitet e para të jetës së tij. Kjo krijon një rutinë ku prindi tjetër, shpesh babai, mbetet vetëm një shoqërues. Në pamje të parë, mund të duket sikur fajtor është babai,si jo fort i përfshirë me fëmijët, kur në pjesën më të madhe, ai mund të jetë më shumë viktimë e situatës sesa shkaktari i saj.
Mungesë interesi apo pasivitet i pavullnetshëm?
Shpesh ekziston stigma se baballarët, apo burrat në përgjithësi, nuk interesohen për çështjet familjare. Në realitet, baballarët e sotëm janë shumë më të përfshirë në jetën e përditshme të fëmijëve sesa në të kaluarën, edhe kur bëhet fjalë tek periudha e hershme, foshnjria deri ne 3 vjeç. Dhe pse përfshirja e baballarve në rrijten e fëmijëve është rritur dukshm vitet e fundit, ende mbetet jo i mjaftueshëm për opinionin publik.

Për këtë arsye është thelbsore të bëhet dallimi mes një sjelljeje të qëllimshme, si mungesa e interesit apo paaftësia,ndaj një situate të imponuar, siç është “passenger parenting”. Ky pasivitet tek baballarët shpesh lidhet me pasiguri personale, shoqërohet me ndjenjë faji, vështirësi për të gjetur vendin e tij në rolin e prindit apo mungesë mundësish për t’u përfshirë më shumë me fëmijët.
Në fillim pritet nga shoqëria që kujdesi për një foshnjë të anojë më shumë nga nëna, veçanërisht kur ajo ushqen me gji. Por rreziku vjen nëse ky ekuilibër të bëhet i përhershëm dhe babai, nëse dëshiron të përfshihet më shumë, e ka të vështirë të hyjë dhe zë vendin e tij në rutinën e përditëshme të kujdesit për fëmijën.
Shaktarët e fenomenit
Për disa burra, prindërimi pasiv mund të lidhet me dobësi personale, përvoja të vështira në të kaluarën, vështirësi në menaxhimin e stresit apo ndjenjëne papërshtatshmërisë si prind. Këto faktorë mund t’i bëjnë ata të shmangin përfshirjen nga frika e dështimit.
Në këtë rast nuk bëhet fjalë për të gjetur fajtorin, por për të kuptuar një fenomen kompleks.
Ekuilibri në familje, si ta arrijmë atë
Një dinamikë e tillë nuk është e shëndetshme për askënd në familje. Baballarët mund të ndihen të përjashtuar, ndërsa nënat rrezikojnë të përjetojnë lodhje të madhe emocionale dhe fizike, shpesh e shoqëruar me frustrim ndaj partnerit.
“Passenger parenting” lidhet me modele shoqërore, pasiguri personale dhe mungesë komunikimi të hapur brenda çiftit. Në shumicën e rasteve nuk është faj i drejtpërdrejtë i njërit apo tjetrit, por kombinim i shumë faktorëve.
Edhe sot, shumë baballarë të cilët duan të përfshihen më shumë në jetën e fëmijëve përballen me politika familjare jo fort mbështetëse dhe me një kulturë që ende e konsideron nënën figurën kryesore të kujdesit. Një burrë që ndërron pelena apo çon fëmijën te pediatri nuk shihet me sy fort pozitiv nga shoqëria, dhe kjo është kontradita, presin që burri të merret me edukimin e femijs por jo me çdo detyrë. Disa punë u vishen vetëm nënave jo baballarve, siç ndodh në shumë kultura, ku përfshihet dhe vendi ynë.

Hapi i parë për të parandaluar dhe minimizuar këtë situatë është ndërgjegjësimi. Të dy partnerët duhet ta njohin në thelb problemin dhe të diskutojnë hapur mbi pritshmëritë dhe vështirësitë e ndarjes së punëve të prindërimit.
Prindi që mban shumicën e përgjegjësive duhet të përpiqet të ndajë përvojën dhe detyrat pa gjykim apo kritikë, në mënyrë që partneri tjetër të ndjehet i përfshirë.
Mbështetja psikologjike individuale ose terapia në çift, mund të ndihmojë në kapërcimin e problematikave të caktuara.
Qëllimi nuk është gjendja e fajtorit mes prindërve, por të krijohet një bashkëpunim i shëndetshëm për familjen dhe rritjen sa më të mirë të fëmijëve.

