KAMPION I KROACISË/ Dinamo Zagrebi i Arbër Hoxhës, u shpall kampion për herë të 36-të në histori

Dinamo Zagrebi i Arbër Hoxhës, u shpall zyrtarisht kampion për herë të 36-të në histori, pas triumfit 2 me 1 të arritur në shtëpi ndaj Varazdin. Gjigantët kroatë, festuan titullin, 4 javë nga fundi i kampionatit, teksa kryesojnë me 15 pikë diferencën nga ndjekësit e Hajdukut të Splitit.

Dinamo Zagreb është shpallur kampion i Kroacisë për herën e 26-të në histori.

Arbër Hoxha me shokë ia dolën të fitojnë kampionatin mposhti 2 me 1 në shtëpi ndaj Varazdin.

Gjigantët kroatë, festuan titullin, 4 javë nga fundi i kampionatit, teksa kryesojnë me 15 pikë diferencën nga ndjekësit e Hajdukut të Splitit.

Kontribut të madh në këtë sukses ka dhënë edhe shqiptari Arbër Hoxha. Futbollisti i kombëtares ishte titullar në fitoren ndaj Varazdit. Arbër Hoxha u vlerësua me notën 6.8 nga platformat e statistikave, ndërsa vazhdon të konsiderohet një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës kroate.

27-vjeçari ka pasur një rol të qëndrueshëm gjatë sezonit, duke kontribuar në suksesin e Dinamo Zagreb në kampionatin kroat dhe duke konfirmuar vlerën e tij si një nga elementët kyç të ekipit.

Hoxha në këtë edicion është aktivizuar 29 ndeshje në kampionat ku ka shënuar 6 gola si dhe ka dhënë 7 asiste.

Ndërkaq, Dinamo ka mundësinë të kompletojë edhe dopietën në Kroaci. Ata do të përballen me Rijekan në finalen e Kupës më 13 maj, ndërsa trofeun e kampionatit pritet ta ngrejnë zyrtarisht në stadiumin Maksimir më 23 maj, në ndeshjen e fundit si vendas kundër Lokomotivas.

Ky sezon konsiderohet një nga më dominuesit të Dinamos së Zagrebit në vitet e fundit. Pas një periudhe kur kampionati kroat ishte bërë më konkurrues dhe titujt shpesh vendoseshin në javët e fundit, Dinamo ka rikthyer qartë epërsinë e saj tradicionale.