Videoja që ngriti dyshime, Loredana drejt tërheqjes nga muzika?

Një video e reperes Loredana po qarkullon gjerësisht në rrjete sociale dhe ka hapur diskutime për të ardhmen e saj në muzikë. Në video, ajo shfaqet duke folur hapur për lodhjen nga presioni i famës dhe pasiguritë që ka për vazhdimin e karrierës.

Loredana shprehet se nuk e ka të qartë nëse dëshiron të vazhdojë me turnetë muzikore, duke treguar se po kalon një periudhë reflektimi për jetën dhe punën e saj.

Ajo e përshkruan industrinë muzikore si të vështirë dhe shpesh mosmirënjohëse.

Kjo nuk është hera e parë që reperja flet për sfida personale. Ajo ka treguar më herët se është përballur me stres, ankth dhe vështirësitë që sjell ekspozimi i vazhdueshëm publik.

Debati për një tërheqje të mundshme të saj nga skena ka nisur prej kohësh në mediat zvicerane, ndërsa videoja e fundit ka shtuar edhe më shumë dyshimet. Nuk dihet ende nëse ajo do të bëjë një pauzë të përkohshme apo një hap më të madh larg muzikës.