Kujdes nga mikrovala/ Ushqimet që duken të padëmshme, por pas ringrohjes mund të kthehen në rrezik për shëndetin
Ringrohja e ushqimeve në mikrovalë është diçka që shumë njerëz e bëjnë çdo ditë, por jo gjithmonë është e sigurt. Sipas informacioneve të fundit, disa ushqime mund të humbasin vlerat ushqyese dhe madje të bëhen të dëmshme për shëndetin kur ringrohen.
Ndër ushqimet që duhen shmangur është selinoja, e cila gjatë ngrohjes mund të krijojë përbërje të dëmshme për organizmin. E njëjta gjë vlen edhe për spinaqin, i cili përmban nitrate që mund të kthehen në substanca problematike pas ngrohjes.
Edhe vezët nuk rekomandohen të ringrohen, pasi mund të shkaktojnë probleme me tretjen. Në vend të kësaj, ato mund të konsumohen të ftohta, për shembull në sallatë ose sanduiç.
Kërpudhat janë një tjetër ushqim që nuk duhet të ringrohet, pasi ndryshon përbërja e proteinave dhe mund të shkaktojë shqetësime në stomak. Po ashtu, edhe patatet e ringrohura mund të humbasin cilësinë dhe në disa raste të bëhen të rrezikshme për konsum.
Mishi i pulës, kur ngrohet sërish, mund të ndikojë në tretje për shkak të ndryshimeve në proteinat e tij. Ndërsa panxhari, si disa nga perimet e tjera, përmban nitrate që nuk reagojnë mirë ndaj ngrohjes.
Një tjetër rast i rëndësishëm është orizi. Edhe pse i gatuar, ai mund të përmbajë baktere që shumohen nëse lihet në temperaturë ambienti. Ringrohja nuk i eliminon gjithmonë këto rreziqe, ndaj rekomandohet të konsumohet menjëherë ose të ruhet në frigorifer dhe të hahet më vonë i ftohtë.
Në përgjithësi, ekspertët sugjerojnë kujdes me ushqimet e mbetura, pasi mënyra e ruajtjes dhe e ringrohjes mund të ndikojë drejtpërdrejt në shëndet.

