Fjalët që ndërtojnë siguri/ 12 shprehje që çdo fëmijë duhet t’i dëgjojë pas një dite të vështirë

Komunikimi me fëmijët ka një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e tyre emocional, sidomos në ditët kur ata përjetojnë vështirësi.

Mënyra se si prindërit flasin me ta ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si fëmijët kuptojnë dhe menaxhojnë ndjenjat e tyre.

Sipas specialistëve të psikologjisë së fëmijëve, fëmijët nuk kanë gjithmonë nevojë për zgjidhje të menjëhershme, por më shumë për ndjenjën se po dëgjohen dhe pranohen.

Fjalët e thjeshta dhe të qeta mund t’i ndihmojnë ata të ndihen më të sigurt dhe të përballojnë më lehtë emocionet.

Psikologia e fëmijëve Jaimie Bloch ka ndarë disa fjali që mund të kenë ndikim pozitiv tek fëmijët, sidomos pas një dite të vështirë. Mes tyre janë shprehje si:

“Të dua gjithmonë”, “Je i sigurt me mua”, “Jam krenar për ty”, si dhe “Është në rregull të ndjesh emocione”.

Këto lloj fjalësh ndihmojnë fëmijët të qetësohen, të ndihen të kuptuar dhe të forcojnë besimin te prindërit. Ekspertët vlerësojnë se një komunikim i tillë i përditshëm ndihmon në ndërtimin e një marrëdhënieje më të fortë dhe më të shëndetshme mes prindit dhe fëmijës.