ROBOTI MUND KAMPIONËT/ Konkuron dhe fiton kundër lojëtarëve elitarë të ping-pongut

Një roboti autonom i ping-pongut ka arritur një sukses historik duke mposhtur lojtarë të nivelit të lartë. I zhvilluar nga Sony, ai shënon një hap të madh për inteligjencën artificiale në sportet fizike, teksa ekspertët thonë se kjo teknologji mund të përdoret edhe në industri të tjera.

Një robot ka hyrë në histori duke konkurruar dhe fituar ndaj lojtarëve elitarë të ping-pongut në gara të zhvilluara sipas rregullave të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit.

Ky është rasti i parë kur një sistem robotik arrin nivel ekspert në një sport fizik që kërkon reagim të shpejtë dhe saktësi të lartë.

I krijuar nga divizioni i inteligjencës artificiale i Sony, roboti përdor një kombinim të perceptimit me shpejtësi të lartë, algoritmeve të avancuara dhe një sistemi mekanik kompleks për të analizuar dhe reaguar në kohë reale.

Me nëntë kamera të sinkronizuara dhe sisteme të avancuara vizuale, ai arrin të ndjekë topin me një saktësi që shpesh tejkalon perceptimin njerëzor.

Në testimet e zhvilluara, roboti fitoi tre nga pesë ndeshjet ndaj lojtarëve elitarë dhe më pas arriti të mposhtë edhe profesionistë të këtij sporti.

Ndryshe nga robotët e mëparshëm që ekzistonin prej dekadash, Ace është në gjendje të përballet me kundërshtarë të paparashikueshëm dhe të përshtatet gjatë lojës.

Lojtarët profesionistë kanë vënë në dukje se roboti është i vështirë për t’u lexuar, pasi nuk shfaq emocione dhe reagimet e tij janë të paparashikueshme. Kjo e bën sfidën edhe më të madhe për kundërshtarët njerëzorë, të cilët zakonisht mbështeten edhe te intuita gjatë lojës.

Ekspertët theksojnë se suksesi i këtij projekti shkon përtej sportit. Teknologjitë e përdorura mund të aplikohen në fusha si prodhimi industrial, robotika e shërbimeve dhe sisteme që kërkojnë reagim të shpejtë në kohë reale.