Halimi: Nuk është Vjosa Osmani, ja kush është halli i vërtetë i kryeministrit Kurti
Në kohën kur ngërçi politik për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës vazhdon, hidhen akuza se prapa kësaj situate nuk qëndron mungesa e konsensusit për një kandidat, por një synim tjetër strategjik i kryeministrit Albin Kurti.
Sipas një analize nga Jeton Halimi në "Ora News", pretendohet se kryeministri Kurti nuk e ka pasur synim ri-kandidimin e Vjosa Osmanit për presidente, duke e parë atë si një konkurente politike. Sugjerohet se nëse Kurti do të kishte dashur rizgjedhjen e saj, ai do ta kishte siguruar me lehtësi shumicën e nevojshme përmes një marrëveshjeje me LDK-në ose një parti tjetër.
" Nuk e besoj përveç se marrëveshje, derisa në këtë kohë do të ishte mirë që të kemi kandidat pa librezë partiake, pa anime politik, po ja pra nuk ka dashur zoti Kurti, nuk dashti ta rikandidojë zonjën Osmani dhe e djegim politikisht.
Po sidoqoftë kjo është politika e Ballkanit Perëndimor dhe unë e mendoj që nëse zoti Kurti kishte dashur me e rikandidu zonjën Osmani, kish bërë shumë lehtë se e ka bërë shumicën e votave dhe me marrëveshje qoftë me LDK-në apo me, me parti tjetër, besoj që e kishin votuar zonjën Osmanin.
Po ja pra, e ka parë si konkurente dhe unë mendoj këtu është një hall krejt tjetër. Zoti Kurti e ka hallin te kryeprokurori i Republikës së Kosovës, se mos me, mos me bë apet të njëjtin zoti Isufaj dhe këtu është poenta, nuk është puna e presidentit. E dimë shumë mirë me ligjin e Kosovës, gjyqtarët dhe këta prokurorët duhet të, atje dekretohen nga i pari i shtetit dhe këtu është qëllimi dhe krejt ajo poenta, do ta kapë sistemin siç e ka kap Këshillin Gjyqësor, mundohet ta kapë edhe atë.
Unë mendoj kjo është, politika duhet t'i jetë sa më larg, edhe vij nga kjo fushë mbasi jam jurist me profesion, dhe edhe pushtetet janë të ndara, legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor dhe e tj.
Dhe kësaj i thonë krejt diçka tjetër para opinionit, nëpër mediume, aksente mundohen me i kapë dhe mos me i arrestu personat e partisë së tyre apo ministrat që i ka qit në ato pozicione.
Dhe kjo është e dëmshme dhe unë mendoj ka kaluar koha e nervozizmit, ka kaluar koha e atyne idhnimeve, inateve, atyne polarizimeve, po duhet t'i thirrin mendjes, duhet të ulen të bisedojnë. Ka kohë mjaft ende për të bërë marrëveshje dhe të fillojnë edhe në bashkëqeverisje, po edhe të zgjedhet presidenti", u shpreh Halimi.
Ndiqni intervistën e plotë: