Shisnin dr*gë në kafenenë e tyre në Selanik, arrestohen babë e bir me origjinë shqiptare
Dy persona, babë dhe bir janë arrestuar në Selanik pasi akuzohen për trafikimin e sasive të kokainës nëpërmjet një kafeneje që ata menaxhonin.
Sipas mediave greke, ata janë përkatësisht 60 vjeç dhe 33 vjeç, me origjinë shqiptare, dhe ndaj tyre është ngritur një çështje, me të cilën do të hetohen në prokurori për ndjekje penale.
Sipas një deklarate nga Policia Helenike, gjatë një kontrolli policor në dyqan, dhjetë pako me kokainë, me peshë 10.49 gramë, u gjetën të fshehura me kujdes në një vrimë mbuluar me një pllakë. Në të njëjtën kohë, u sekuestrua shuma prej 1320 eurosh, dy telefona celularë dhe një shufër metalike e palosshme.
Pasoi një kontroll në shtëpinë e tyre, në prani të një oficeri gjyqësor dhe me ndihmën e një qeni të trajnuar posaçërisht, ku u gjetën tre pako të tjera me kokainë, me peshë 2.95 gramë.
