Kallas: Të zgjatet armëpushimi në Iran deri në një zgjidhje diplomatike

Nuk po rrimë duarkryq dhe po shikojmë. Po bashkëpunojmë në mënyrë aktive me partnerët rajonalë sepse ndajmë saktësisht të njëjtat shqetësime në konfliktin e Iranit, deklaroi përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas.

Partnerët rajonalë e njohin Iranin më mirë se kushdo tjetër. Dhe kjo është për të forcuar pozicionin e negociatorëve në tryezën e negociatave. Sigurisht, armëpushimi është shumë i brishtë, por diplomacia duhet të ketë një shans’’, shtoi ajo.

‘’Shpresoj që armëpushimi të zgjatet derisa të gjendet një zgjidhje diplomatike”, shtoi Kallas.