Drejtonin trafikun e kokainës në qytet, arrestohen shqiptari dhe italiani! Kthyen banesën në laborator
Policia italiane ka goditur një rrjet të trafikimit të kokainës në Cremona, duke vënë në pranga dy persona të dyshuar, njëri prej të cilëve shqiptar.
Të paktën 6 kg drogë e cilësisë së lartë (kokainë, hashash dhe marijuanë), pajisje dhe shuma parash u sekuestruan si prova materiale, teksa banesa ishte kthyer në laborator kokaine.
Italiani i arrestuar është 34 vjeç, kurse shqiptari 29 vjeç, që dyshohet si furnizues me mall i të parit. Të dy ishin me precedentë penalë të mëparshëm dhe të skeduar. Shqiptari kishte qenë i akuzuar ehde për krimin ndaj pronës, teksa ishte person në kërkim.
Policia tha se përveç kokainës gjeti edhe hashash e marijuanë. Në kontrollin fizik në rrugë u gjetën sasi të vogla droge kokainë, hashash dhe 1300 euro cash, kurse në banesë u zbuluan rreth 5 kg hashash , e ndarë në doza dhe pako të ndryshme; 250 gramë substancë narkotike të tipit marihuanë, e ndarë në qese të ndryshme; 212 gramë substancë narkotike të tipit kokainë, nga të cilat 8 doza gati për shitje dhe një pako e vetme 100 gramë ende për t’u ndarë.
Gjithashtu një peshore për peshimin e substancave të ndryshme narkotike; një makinë paketimi me vakum; materiale të ndryshme paketimi; 1,325 euro të ndara në kartëmonedha me prerje të ndryshme; një telefon celular, i gjetur në posedim të burrit dhe me shumë gjasa i përdorur për trafik droge.

