ZELANDA E RE NË GJENDJE EMERGJENCE! Përmbytje pa ndërprerje, rrugët janë mbuluar nga uji
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Zelandën e Re. Situata cilësohet e rrezikshme për shumë zona të ulëta teksa alarmi i ngritur nga autoritetet mbetet në fuqi.
Reshje shiu dhe përmbytje të menjëhershme kanë goditur kryeqytetin e Wellington në Zelandën e Re duke detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e emergjencës.
Me një sasi reshjesh rekord prej rreth 77 milimetra shi të rënë brenda më pak se një ore, kjo është situate në terren.
Dëmet deri në këtë fazë përllogariten të konsiderueshme si në infrastrukturë ashtu dhe në zona banimi.
Makina të mbuluara nga uji, rrugë të shkatërruara dhe pemë të rrëzuara nga erërat dhe rrëshqitjet e dheut, janë disa nga pasojat.
Në këtë lagje, rrëshqitjet kanë bllokuar rrugët dhe kanë rrezikuar drejtpërdrejt banesat.
Autoritetet lokale kanë kërkuar nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin çdo lëvizje të panevojshme, pasi kushtet pritet të përkeqësohen.
Disa fluturime në aeroportin e qytetit janë anuluar, ndërsa një numër shkollash kanë pezulluar aktivitetin për arsye sigurie.
Dhjetëra persona janë evakuuar nga zonat më të rrezikuara, ndërsa një burrë rreth 60 vjeç rezulton i zhdukur.
Paralajmërimet për reshje të mëtejshme mbeten në fuqi, duke e bërë të paqartë se kur do të përmirësohen kushtet.
Kjo situatë vjen vetëm pak ditë pasi ishulli verior i vendit u godit nga cikloni Cyclone Vaianu, duke rënduar më tej gjendjen.
Ekspertët paralajmërojnë se fenomene të tilla ekstreme po bëhen gjithnjë e më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike, të cilat po intensifikojnë reshjet dhe stuhitë në mbarë botën.

