“Kthesë" e papritur nga Irani/ Drejt rikthimit në bisedimet me SHBA-të, pas ndërhyrjes së Pakistanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2026, 15:23
Irani po rishikon mundësinë për t’u përfshirë në një raund të dytë bisedimesh të drejtpërdrejta për paqe me Shtetet e Bashkuara. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i lartë iranian për Reuters.
Sipas burimit, ka një vlerësim pozitiv për përpjekjet e Pakistani për të ndihmuar në zbutjen e situatës, sidomos në lidhje me bllokadën detare që ka ndikuar në lëvizjen e anijeve drejt dhe nga Irani.
Këto zhvillime duket se kanë hapur rrugën që Teherani të marrë pjesë në takimin e ardhshëm, me qëndrimin që po shihet në mënyrë më të hapur ndaj dialogut.
Megjithatë, ende nuk ka një vendim përfundimtar nga pala iraniane dhe gjithçka mbetet në shqyrtim.
