M*sakër në SHBA/ Tetë fëmijë të vd*kur në të sht*na pas një grindjeje familjare në Luziana
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2026, 19:46
Tetë fëmijë të moshës një deri në 14 vjeç u vranë në një të shtënë me armë në Shreveport të Luizianës. Sipas mediave të huaja, të dielën në mëngjes 10 persona u qëlluan me armë zjarri.
Sipas policisë, autori i dyshuar u vra nga oficerët pas një ndjekjeje me automjet , pa u dhënë informacione të mëtejshme rreth motiveve ose rrethanave të sulmit.
“I dyshuari, pasi u largua nga vendi i ngjarjes, vodhi një makinë pikërisht këtu, shumë afër kryqëzimit të West 79th dhe Lynnwood, në të cilën pikë oficerët e ndoqën atë. Ne besojmë se ai është i vetmi që qëlloi në këto pika”, tha një zëdhënës i policisë./Dosja.al
