Bosi i mafias shqiptare drejtonte aktivitetin nga burgu, arrestohen dy të rinj për trafik droge në Greqi
Autoritetet greke kanë arrestuar dy të rinj në Anthinë, të cilët dyshihen se ishin të lidhur me një rrjet kriminal shqiptarë. Bëhet fjalë për një 22-vjeçar dhe një 19-vjeçar të cilët sipas informacioneve kanë vepruar me urdhër të bosit të mafies shqiptare, i cili ka qenë i përfshirë në vrasjen e avokatit Michalis Zafeiropoulos në tetor të vitit 2017 dhe ndodhet në burgun e Malandrinos.
Gjatë kontrollit të policisë iu gjetën dhe sekuestruan 61 pako najloni kanabis, me peshë totale 89 gram, gati për shpërndarje, si dhe 520 euro.
Mediat greke shkruajnë se kjo u pasua nga një kontroll në shtëpinë e 22-vjeçarit nga oficerët e policisë, ku u gjetën 92 gram kanabis shtesë, dy peshore elektronike precize dhe një numër pako najloni. Në të njëjtën zonë u gjetën edhe një grusht hekuri dhe një thikë e palosshme, të cilat u konfiskuan.
Vihet re se lideri i burgosur i mafias shqiptare është i përfshirë edhe në një rast zhvatjeje ndaj një menaxheri kompanie në zonën e Selanikut, për të cilin janë bërë katër arrestime nga Policia më 17 prill.

