Oliver Kahn i bindur/ Michael Olise në rrugën e duhur për Topin e Artë

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari i njohur i merkatos Fabrizio Romano ka shpërndarë një deklaratë të ish-portierit legjendar të Gjermanisë, Oliver Kahn, lidhur me formën e jashtëzakonshme të futbollistit Michael Olise.

Sipas deklaratës së Kahnit, Olise po kalon një moment fantastik në karrierën e tij dhe shihet si një nga favoritët kryesorë për të fituar çmimin më prestigjioz individual në futboll, Ballon d'Or.

“Michael Olise është qartësisht në rrugën e duhur për Topin e Artë”, ka deklaruar Oliver Kahn, duke vlerësuar paraqitjet e fundit të lojtarit, i cili konsiderohet aktualisht një nga futbollistët më në formë në arenën ndërkombëtare.

Forma e lartë dhe ndikimi i madh në fushë kanë bërë që emri i Olise të përmendet gjithnjë e më shpesh mes kandidatëve potencialë për çmimin e madh, ndërsa komentet e figurave legjendare si Kahn pritet të rrisin edhe më shumë pritshmëritë rreth tij.