Monitorimi i trafikut në Ngushticën e Hormuzit/ publikohen të dhënat për lëvizjen e anijeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2026, 19:11
Të dhëna nga platforma e gjurmimit të anijeve MarineTraffic kanë publikuar pamjen më të fundit të trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit, një nga pikat më strategjike të transportit të energjisë në botë.
Sipas të dhënave, simbolët e kuq në hartë përfaqësojnë anijet cisternë të naftës dhe gazit, ndërsa ato jeshile tregojnë anijet e ngarkesave të thata, të cilat transportojnë zakonisht mallra si drithëra dhe mineral hekuri.
Po ashtu, simbolet në formë trekëndëshi tregojnë anije në lëvizje, ndërsa rrethoret përfaqësojnë anijet e ankoruara ose të palëvizshme.
Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga korridoret më të rëndësishme detare për tregtinë globale të energjisë.
