Pjesë e një rrjeti në Itali, i riu shqiptar kapet duke shitur ko*ainë! E fshihte mallin në një përrua

Karabinierët italianë të rajonit të Città di Castello arrestuan në flagrancë një 22-vjeçar shqiptar që akuzohet për përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës.

Operacioni ishte pjesë e një goditjeje për pastrimin e zonës së Umbrias nga shpërndarja e lëndëve narkotike.

Lëvizjet e dyshimta të shqiptarit bënë që oficerët ta ndiqnin deri në disa skuta aty pranë, nga ku nxori një pako. Pas kontrollit ata zbuluan se ishte kokainë, që u sekuestrua.

Më tej oficerët u futën në vendin ku ai fshihte drogën, një përrua i vogël i zonës.

Aty u gjetën 10 pako të tjera me të njëjtën substancë, për një sasi totale prej afërsisht 10.5 gramë, tashmë të ndara në doza, si dhe material paketimi dhe shumën prej 70 eurosh.

Prokuroria dhe Gjykata e Peruxhias konfirmoi arrestimin e tij, duke e lënë shqiptarin në qeli deri në nisjen e procesit.

Gjithashtu gjykata vendosi që pasi të mbyllej procesi dhe dënimi i mundshëm i të riut, ai të dëbohej nga Italia.