VIDEO/Lazio bie në Firence! Vjollcët ndezin luftën për mbijetesë

Fitore me peshë për Fiorentinën, e cila mposhti 1-0 Lazion dhe hodhi një hap të madh për t’u larguar grupit të mbijetesës në Serie A. Me këtë sukses, “vjollcët” ngjiten në kuotën e 35 pikëve dhe shkëputen ndjeshëm nga zona e rënies, vetëm gjashtë javë nga fundi i kampionatit.

Suksesi është edhe më i rëndësishëm për skuadrën e Paolo Vanolit, e cila e arriti këtë rezultat pavarësisht mungesave të rëndësishme si Moise Kean, Albert Gudmundsson dhe Nicolò Fagioli.

Ndeshja nisi me presion të Lazios, ku Mattia Zaccagni iu afrua golit, por u ndal nga një pritje vendimtare e David De Gea. Megjithatë, momenti vendimtar erdhi në minutën e 28-të, kur një krosim nga e djathta u shfrytëzua nga Robin Gosens, i cili shënoi me kokë për 1-0.

Në pjesën e dytë, Maurizio Sarri tentoi të ndryshonte fatin e takimit me zëvendësime, por Fiorentina mbeti më kërkuese në sulm, me Harrison protagonist në disa aksione të rrezikshme. Rasti më i mirë për Lazion erdhi me Noslin, por tentativa e tij përfundoi ngushtë jashtë kuadratit, ndërsa as përpjekjet e Pedro nuk ndryshuan rezultatin.

Në fund, Fiorentina feston një fitore me shumë vlera, ndërsa Lazio mbetet në vendnumëro dhe tashmë përqendrohet te ndeshja e radhës në Kupë ndaj Atalantës.